Nga arrestimi te gjykimi: Dosja “Veliaj” një vit më pas dhe prova e madhe e drejtësisë
Një vit pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, çështja duket se ka hyrë zyrtarisht në fazën e gjykimit. Vendimi i GJKKO-s ditën e sotme për ta kaluar dosjen në gjykim shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për fatin personal të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, por edhe për raportin delikat mes drejtësisë penale, pushtetit vendor dhe standardeve demokratike që Shqipëria pretendon në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Më poshtë, gazeta TemA sjell një kronologji të një viti që e mbajti dosjen Veliaj në qendër të debatit politik, juridik dhe ndërkombëtar. Më 10 shkurt 2025, SPAK urdhëroi arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, duke e shoqëruar me masën më të rëndë të sigurimit, “arrest me burg”. Vendimi u dha nga GJKKO, me argumentin e rrezikut...
Burimi:
javanews.al