Nga armët klasike tek pajisjet ‘high-tech’! Nisma e re ligjore për kontrollin e mallrave ushtarake
Sot, 29 janar, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes u diskutua projektligji që parashikon shtesa dhe ndryshime në ligjin për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, theksoi nevojën për një kontroll më të fortë të zinxhirit të transferimit, duke adresuar rreziqet që nuk vijnë vetëm nga armët klasike, por edhe nga teknologjitë e reja, pajisjet civile që mund të shndërrohen në mjete survejimi dhe software që sipas tij që transferohen lehtësisht me “një klik”. Nisma ligjore ka tre objektiva kryesore: harmonizim me kuadrin rregullator të BE-së, forcim të mekanizmave të kontrollit dhe rritje të sigurisë juridike për operatorët ekonomikë. Risitë, siç i theksoi ministri, përfshijnë: Përfshirjen e teknologjive kibernetike, transmetimeve elektronike...
Burimi:
javanews.al