“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në njësinë 12, u ndal edhe te numri i lartë i turistëve që janë shtuar në vendin tonë. Rama deklaroi se më parë numëroheshin 2 milionë turistë drejt Shqipërisë, ndërsa vitin që lamë pas kanë hyrë në territorin tonë 12 milionë turistë. Me batuta ai tha se te 2 milionë turistët numërohej edhe Rama me Kujtimin sa herë hynin në Shqipëri pas ndonjë udhëtimi. “E kemi filluar me 2 milionë e ca turistë, ku për turistë më numëroni mua e Kujtimin kur ktheheshim në Shqipëri. Ne nuk numërojmë pasaportat shqiptare, vetëm të huajat. Vjet kemi numëruar 12 milionë. Të gjitha këto janë fakte. Nuk janë të mjaftueshme për çfarë duam të bëjmë, por janë fakte. Po të ishte...
Burimi:
javanews.al