Nga 1200 deri në 2300 euro/ Rama “hap thesin” për Policinë, ja sa do paguhen tani efektivët

Nga 1200 deri në 2300 euro/ Rama “hap thesin” për Policinë, ja sa do paguhen tani efektivët

Kryeministri Edi Rama është shprehur se rreth 720 efektivë policie që shërbejnë në vijën e parë të përballjes me rrezikun e lartë, do të përfitojnë rritje të menjëhershme page. Komentet Rama i bëri në podkastin e tij flasim, ku tha se ata që do të përfitojnë janë Forcat RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat e Posaçme Operacionale. Sipas Ramës, një inspektor në RENEA do të paguhet tanimë afro 1.600 euro, ndërsa një drejtues në këtë strukturë do të arrijë në afro 2.300 euro. Po ashtu kryeministri njoftoi se për forcat operacionale, paga e një inspektori do të shkojë rreth 1.200 euro, ndërsa për një kryekomisar mes 1.600 dhe 1.700 euro. Pjesë nga fjala e Ramës: Rreth 720 efektivë të Policisë së Shtetit, ata që...