“Nevojiten forca të dedikuara”, KLGJ: Siguria në gjykata është çështje kombëtare, jo vetëm e drejtësisë
Ngjarja e rëndë e vrasjes brenda sallës së gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja, vuri në lëvizje institucionet për të rritur sigurinë në gjykata. Kreu i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Ilir Rusi, gjatë një seance dëgjimore në Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, kërkoi një angazhim të përbashkët të institucioneve për të përmirësuar sigurinë në gjykata, duke e cilësuar këtë si një çështje kombëtare dhe jo vetëm një problem të sistemit të drejtësisë. Rusi shpjegoi se KLGJ ka kërkuar prej kohësh shtimin e forcave të policisë në mjediset e gjykatave, pasi ky institucion nuk ka mundësi ta sigurojë vetë rendin dhe sigurinë në gjykata. “Nuk ishte një gjë e mirë që ky proces të iniciohej për shkak të humbjes së jetës së gjyqtarit...
Burimi:
javanews.al