NETANYAHU SHPRESA E FUNDIT E EDI RAMES

NETANYAHU SHPRESA E FUNDIT E EDI RAMES

Diplomati Agim Nesho deklaroi se vizita e kryeministrit Edi Rama në Izrael ishte një veprim i detyruar dhe i motivuar kryesisht nga interesa personale, jo nga përfitimi i Shqipërisë. Sipas Neshos, situata brenda vendit është “skandaloze” dhe çështja e ministrit Balluku nuk është çështje individuale, por reflekton përgjegjësinë e kryeministrit. Ai theksoi se Rama nuk ka arritur të përdorë marrëdhëniet e jashtme për të sjellë përfitime për vendin, por kryesisht për të shfrytëzuar momentin politik në favor të tij. “Në këtë vizitë nuk fitoi Shqipëria, por vetëm Rama, i cili e përdori këtë mundësi për të shfaqur lidhjet e tij ndërkombëtare”, tha Nesho. Ai shtoi se marrëdhëniet e Ramës me liderë të ndryshëm, përfshirë Erdoganin dhe Vuçiçin, janë të karakterizuara nga mospërputhje dhe një qasje...