Nesho: Rama gati të sakrifikojë interesat e Shqipërisë për legjitimitet në Uashington

Nesho: Rama gati të sakrifikojë interesat e Shqipërisë për legjitimitet në Uashington

Agim Nesho u shpreh se vizita e paralajmëruar e kryeministrit Edi Rama në Uashington nuk përbën asnjë sukses diplomatik për Shqipërinë, por është një përpjekje personale për të shpëtuar imazhin dhe pushtetin e tij. Nesho theksoi se Rama ka ndjekur prej vitesh një politikë të jashtme pa bosht dhe pa interes kombëtar, duke lëvizur nga një aleancë në tjetrën dhe duke ofruar favore të rënda në këmbim të një fotografie apo legjitimimi ndërkombëtar. Ai solli në vëmendje episode si pranimi i armëve kimike, marrëdhëniet me Arabinë Saudite dhe përpjekjet për të siguruar mbështetje në administratën amerikane, duke theksuar se këto lëvizje nuk i kanë shërbyer Shqipërisë, por mbijetesës politike të kryeministrit.Nesho e cilësoi këtë qasje si të rrezikshme për interesat kombëtare, duke paralajmëruar se çdo...