Nesho nuk ka dyshime: Me Ramën nuk hyjmë në BE, po na shmang nga e ardhmja evropiane

Nesho nuk ka dyshime: Me Ramën nuk hyjmë në BE, po na shmang nga e ardhmja evropiane

Diplomati Agim Nesho deklaroi se dalja e kryeministrit Edi Rama në krah të presidentit serb Aleksandër Vuçiç shihet në Evropë si një sinjal presioni ndaj Brukselit, duke u shtirur sikur Shqipëria ka “rrugë alternative”. Sipas Neshos, në Bashkimin Evropian po diskutohet gjerësisht rreziku i “kalit të Trojës” në procesin e zgjerimit, ndaj vendet kandidate duhet të respektojnë shtetin ligjor, ndarjen e institucioneve dhe standardet demokratike. Ai u shpreh se politika e Ramës e ka ndarë Shqipërinë dhe po e largon vendin nga perspektiva evropiane. “Me Ramën nuk hyjmë në BE. Ai do të mbahet në histori më keq se Haxhi Qamili”, tha Nesho, duke e krahasuar situatën me periudha të errëta të historisë kur Shqipëria u largua nga orientimi drejt Perëndimit. Diplomati theksoi se Evropa...