Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Nesho: Dosja Agasi çmonton shtetin mafioz, Rama drejtuesi ndërsa vartësit ekzekutorë të krimit
Ambasadori Agim Nesho theksoi se qeverisja e Edi Ramës ka kthyer Shqipërinë në një shtet të kapur, të zhytur në korrupsion dhe të rrezikshëm për sigurinë e aleatëve perëndimorë, duke e vendosur vendin përballë një izolimi të pashmangshëm ndërkombëtar. Nesho deklaroi se regjimi aktual ka cenuar rëndë besimin e SHBA-së dhe NATO-s, ka minuar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe se largimi i Edi Ramës nga pushteti është kushti i vetëm për të shmangur një krizë të thellë politike, institucionale dhe gjeostrategjike për Shqipërinë. Pjesë nga deklarata: Tani, unë mendoj se kjo dosje që ka dalë ka evidentuar dhe ka mbyllur të gjithë pazëllin se si funksionon ky regjim kriminal. Domethënë, Agasi është il consigliere i mafies shqiptare, ndërsa ata që kanë shpërdoruar detyrën, Balluku, kryetari...