Nesër vendoset fati i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit

Nesër vendoset fati i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit

Pas dy muajsh Këshilli i Mandateve do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, Kuvendi do të shqyrtojë nëse do t’i hiqet apo jo imuniteti që gëzon nga mandati i deputetes. Mbledhja do të nisë në orën 10:00 ndërsa mbeten për t’u parë qëndrimet e palëve, teksa tashmë anëtarët janë njohur edhe me provat e dhëna nga Prokuroria e Posaçme. Kjo është mbledhja e dytë pas asaj të 19 dhjetorit, e cila u shty pa afat. Do të jenë anëtarët e këshillit që do të vendosin nëse do të shkojnë me raport të përbashkët ose të ndarë në seancë. Megjithatë fjalën e fundit do ta ketë Kuvendi...