Nesër vendimi për Ballukun/ ‘Të korruptuarit i duam para drejtësisë’, Shehaj: Në 9:30 ju pres tek Gjykata Kushtetuese

Nesër vendimi për Ballukun/ ‘Të korruptuarit i duam para drejtësisë’, Shehaj: Në 9:30 ju pres tek Gjykata Kushtetuese

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u bëri thirrje qytetarëve që të mblidhen nesër në ora 9:30 përballë Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Shehaj theksoi se vendimi që pritet të merret nesër, nëse një qeveritar i korruptuar mund të pezullohet nga detyra, është vendimtar për për të ardhmen e Shqipërisë dhe përballjen me pandëshkueshmërinë. Shehaj akuzon qeverinë se po përpiqet të bllokojë drejtësinë dhe të mbajë në detyrë Belinda Ballukun, që është pezulluar me vendim gjykate. “Unë mendoj se askush që kapet duke vjedhur nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën. Nëse edhe ti mendon kështu, eja nesër te Gjykata Kushtetuese.” – thotë Shehaj në thirrjen me video-mesazh në rrjetet sociale.   “Nesër ju pres të gjithëve këtu, përballë Gjykatës...