Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

Nesër protesta e opozitës, vjen mesazhi i parë i Ambasadës Amerikane në Tiranë: Qëndroni larg tubimit të PD-së!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë lidhur me protestën e planifikuar të Partisë Demokratike, e cila do të mbahet të enjten në orën 10:00 para Kuvendit. Ambasada amerikane ka këshilluar qytetarët amerikanë dhe personelin e saj të shmangin zonën e demonstratës dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore. Qytetarët gjithashtu këshillohen të qëndrojnë vigjilentë, të jenë të kujdesshëm dhe të kenë përparësi sigurinë personale. Njoftimi i Ambasadës Amerikane Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të enjten, më 12 mars 2026, në orën 10:00 të mëngjesit. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në ndërtesën e Parlamentit në Rrugën George W. Bush. Protesta mund të zgjerohet në zonat përreth dhe ndërtesat qeveritare. Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut...