Nesër projektligj i ri në Kuvend, Berisha: Rama i tmerruar nga protesta, po kërkon mburojë ligjore për veten
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes një videomesazhi lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që të hënën e 16 shkurtit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të paraqiste në Kuvend propozimin për ndryshime ligjore sa i përket kompetencave të gjykatave në lidhje me shkarkimet e ministrave. Por sipas Berishës, ky është një akt që nuk është parë e nuk është dëgjuar askund. “Pra, çfarë do të shohim ne nesër? Do të shohim një akt që s’e kemi parë kurrë ndonjëherë dhe nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë. Deputeti Edi Rama paraqet në parlament amendamentin për të mbrojtur nga pezullimi, nga gjykatës apo kur e kapin në krim kryeministrin, Edi Rama. Kërkon pra, të krijojë një mburojë ligjore. Me këtë rast, i tmerruar dhe...
Burimi:
javanews.al