“Nesër depozitoj nismën për të adresuar ‘boshllëkun’”/ Rama ‘sy m’sy: Drejtësia e pavarur, askush mbi ligjin

“Nesër depozitoj nismën për të adresuar ‘boshllëkun’”/ Rama ‘sy m’sy: Drejtësia e pavarur, askush mbi ligjin

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në nisje të podcastit të tij Flasim rastin e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, duke paralajmëruar ndërmarrjen e një nisme ligjore pas asaj që e cilësoi si “mosmarrje e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë/;. Rama deklaroi se çështja nuk lidhet me individin, por me parimin e ndarjes së pushteteve kushtetuese. Sipas tij, vendimi gjyqësor për pezullimin e një ministri si masë sigurie penale ka nxjerrë në pah një boshllëk ligjor dhe institucional, duke shtuar se në një sistem pa kulturë të konsoliduar demokratike, përveç frymës së Kushtetutës, nevojitet edhe përcaktim i qartë ligjor. Kryeministri theksoi se gjykatat kanë të drejtë të vendosin masa sigurimi për çdo person nën hetim, por shtoi se disa funksione shtetërore, si...