Nesër afati i fundit për rikthim të PD te reforma territoriale/ Berisha thërret mbledhje grupi në të njëjtën orë,…
Thirrjeve po i vjen fundi. Të hënën është shansi i fundit që mazhoranca i ka lënë në tryezë demokratëve për t’u rikthyer në karriget e tyre në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, pas bojkotit disa javor. Nëse PD nuk shkon në Komision, socialistët do të prishin marrëveshjen e arritur në nisje të legjislaturës dhe do të marrin shumicën e anëtarëve në komision dhe drejtimin e tij, duke i hequr opozitës të drejtën e vetos. Ndryshimi i përbërjes së komisionit, nëse bojkoti i demokratëve vijon, parashikohet të votohet të martën në seancë plenare. “Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit...
Burimi:
sot.com.al