“Nëse PD e ka seriozisht…”/ Lapaj: Rama mbrojti Ballukun dhe rrezikoi integrimin në BE
Adriatik Lapaj e cilësoi kryeministrin Edi Rama si humbësin më të madh në historinë shqiptare, sepse pati shumë pushtet dhe nuk arriti asnjë sukses. Madje edhe për të vetmen gjë që mburrej publikisht, rrugën e integrimit në BE, e rrëzoi të gjithën duke mbrojtur Belinda Ballukun, zv/kryeministren e shkarkuar, pezulluar dhe pandehur nga SPAK-GJKKO, duke mos ia hequr imunitetin. Me 70 mld euro të shpenzuara si qeveri, sipas tij, kryeministri nuk do mbahet mend për asnjë vepër të madhe. Por ai kritikoi edhe diskursin e Partisë Demokratike, e cila qëndron larg bashkimit opozitar, madje edhe në tryezat që mbahen, edhe pse Lapaj nënvizoi se ka qenë i gatshëm të bëjë vetë hapa pas vetëm me qëllimin e bashkimit opozitar për rrëzimin e qeverisë. “Rama ka...
Burimi:
sot.com.al