“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë për median turke “Türkiye Today”, ku komentoi marrëdhëniet ekonomike dhe politike të Shqipërisë me Turqinë, tensionet rajonale dhe procesin e integrimit europian. Rama tha se vlera e klubeve turke të futbollit, Galatasaray dhe Fenerbahçe, është më e madhe se tregtia mes Shqipërisë dhe Turqisë, duke theksuar se partneriteti ekonomik duhet të forcohet. Rama e përshkroi Presidentin Recep Tayyip Erdoğan si një mik të mirë dhe lider të drejtpërdrejtë, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve personale mes udhëheqësve, teksa hodhi poshtë akuzat për ambicie neo-otomane të Turqisë. Rama u shpreh se akuzat e Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për një aleancë ushtarake me Kosovën dhe Kroacinë janë të pabaza dhe konfirmoi mbështetjen e pakushtëzuar të Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës....