“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Endri Tafani, i ftuar në emisionin “3D” me Alban Dudushin, shprehu shqetësimin se zhvillimet në Iran kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë globale dhe tregjet ndërkombëtare. Sipas tij, çdo përshkallëzim i situatës sjell pasoja të menjëhershme sikurse rritja e çmimeve të naftës dhe energjisë, të cilat më pas do të ndikojë, sipas tij, edhe te produktet ushqimore dhe industriale. “Të gjithë po e vuajnë këtë situatë. Pavarësisht nëse ndërhyrja në Iran ishte e drejtë apo jo, rezultati është se ka një farë krize ekonomike, me çmimin e naftës të rritur, çmimin e energjisë të rritur dhe më vonë edhe të produkteve ushqimore dhe industriale. Kështu që nuk ka faj as Europa dhe as Trump; rezultati është që e gjithë bota po...
Burimi:
javanews.al