“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”
Analisti politik Arben Meçe, i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit, komentoi mbi procesin gjyqësor që ka nisur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kundër prokurorit Olsi Dado. Ai theksoi se nuk është vendi i debateve publike apo i studio-ve televizive për të vendosur mbi këtë çështje, por vetëm gjykata. “Ajo që unë mund të them është fakti që z. Veliaj është në dijeni të një fakti dhe mënyra më normale që mund të ekzistojë në shtetin ligjor është t’i drejtohet shtetit të drejtësisë. Ne nuk mund të marrim përsipër të themi nëse janë plotësuar apo jo kushtet për z. Dado, sepse avokati i z. Veliaj ia ka drejtuar gjykatës,” u shpreh Meçe. Sipas tij, procesi është krejtësisht normal, pasi çdo gjyq nis me legjitimitet, me...
Burimi:
javanews.al