“Nëse bie Balluku, tërheq edhe Ramën”/ Skemë korrupsioni, Himçi: SPAK duhet të hetojë kryeministrin

“Nëse bie Balluku, tërheq edhe Ramën”/ Skemë korrupsioni, Himçi: SPAK duhet të hetojë kryeministrin

Çështja e dërguar në Gjykatën Antikorrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tashmë në cilësinë e të pandehurës, ka ngritur akuza të reja për një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash që dyshohet se arrin deri në majat e qeverisë. Sipas analistëve, ky rast nuk duhet parë si i izoluar, por si pjesë e veprimtarisë së një “grupi të strukturuar kriminal”, ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë, përfshirë vetë kryeministrin Edi Rama. Sipas Blendi Himçit deputet i PD që ishte i ftuar në një studio televizive,“fakti që zëvendëskryeministrja nuk ka dhënë dorëheqjen pas marrjes si e pandehur, konsiderohet një rast unikal dhe një shkelje e rëndë e përgjegjësisë morale dhe politike”. Argumentohet se hetimet e SPAK duhet të thellohen përtej akuzave aktuale, duke përfshirë veprat...