Negociatat në rrezik, Edi Rama zbythet nga neni që ndalon pezullimin e zyrtarëve pas presionit të fortë të Brukselit
Vrulli i madh i kryeministrit Edi Rama për të bllokuar pezullimin e zyrtarëve të lartë nga gjykatat duket se po zbehet në mënyrë të heshtur. Fiks një javë më parë, në 16 shkurt, mazhoranca depozitoi me urgjencë një projektligj për të ndaluar SPAK dhe Gjykatën e Posaçme që të pezullonin nga detyra anëtarët e qeverisë dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Drafti i propozuar nga vetë Rama, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla si dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ndryshonte nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale duke u dhënë imunitet nga masa e pezullimit, anëtarëve të qeverisë, Kryeministrit, Presidentit, Avokatit të Popullit, kryetarin të KLSH-së dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Por pas depozitimit me urgjencë duket...
Burimi:
sot.com.al