Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera
Teksa Shqipëria vijon të jetë në pritje të një dritë jeshile që mundëson një integrim më të shpejtë të vendit në Bashkimin Europian, anëtarë nga Këshilli i institucionit konfirmojnë se duhen të tjera bisedime mes vendeve anëtare. Ndërsa bëhet me dije se diskutimet janë në fazat paraprake. “Është bërë njëfarë progresi, por diskutimet janë ende në vazhdim në këtë fazë relativisht paraprake. Në çdo rast, priten edhe disa raunde të tjera diskutimesh përpara se të arrihet një marrëveshje në nivelin e COELA mbi një draft të përkohshëm të Pozicionit të Përbashkët të BE-së (EUCP)”, është përgjigjur Këshilli i BE-së për ReportTv. Duke mos dhënë të tjera detaje për integrimin e Shqipërisë në BE, bëhet me dije se drafti i pozicionit të përbashkët rishkruhet vazhdimisht, në...
Burimi:
javanews.al