“Në Tunelin e Llogarasë Rama-Balluku vodhën 50 mln euro’, Blushi apel qytetarëve: Protestoni!

“Në Tunelin e Llogarasë Rama-Balluku vodhën 50 mln euro’, Blushi apel qytetarëve: Protestoni!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 22 dhjetorit. Përmes një mesazhi në rrjetin social facebook, Blushi rendit arsyet pse qytetarët duhet të protestojnë. “Në një vend ku buka tatohet 20% dhe oligarkët 0%; Ku vetëm në aferën e Tunelit të Llogarasë, Rama-Balluku shtuan pasurinë e paligjshme (vodhën) 50 milion euro, ndërsa pensionet rriten me vetëm 60 lekë;   Ku kostoja e një shishe verë që pi Edi Rama (33 mijë euro/shishja) është baraz me pensionin mesatar të 15 viteve; Ku shpenzohen 4.3 milionë euro për “Kopshtin Eden” të Edi Ramës, por shteti “s’ka para” për të ndërtuar një shkollë në Astir; Ku digjen 90 mijë euro në ditë për një incenerator që...