“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar
Avokati Idajet Beqiri deklaroi në emisionin “Real Story” se në SPAK janë çuar prova të reja që, sipas tij, implikojnë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe persona të tjerë në vrasjen e Haklajve në Tropojë. Beqiri u shpreh se numri i personave të kallëzuar për çështjen e vrasjes së shtatë familjarëve Haklaj ka shkuar në 21, duke pretenduar se Berisha është në krye të një “grupi të strukturuar kriminal”. Ai shtoi se ka paraqitur prova dhe dëshmi të reja për këtë dosje. Në deklaratën e tij, Beqiri foli edhe për një çështje të vitit 1997, duke pretenduar se ka prova për armë të fshehura në zonën e Kërrabës dhe për një tentativë për sulm ndaj ambasadës amerikane në Tiranë. “Sot ka trokitur atje të SPAK, me prova...
Burimi:
javanews.al