Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është vendosur sot, 4 shkurt, që të rihapet rrjeti social TikTok. Kjo do të bëjë që aplikacioni të jetë i aksesueshëm në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në vendim thuhet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibemetike (AKSK), në bashkëpunim me entet rregullatore të fushës, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për realizimin e heqjes së masave për ndërprerjen e aksesit të kësaj platforme. Rrjeti TikTok nuk funksiononte që prej 13 marsit të vitit të kaluar në Shqipëri. Vendimi për të mbyllur për 1 vit TikTok-un erdhi pas një konsultimi të nisur nga qeveria me prindërit, i nxitur nga vrasja e një 14-vjeçari në shkollën “Fan Noli”. Gjatë këtij viti, qeveria shqiptare vijoi komunikimet me drejtuesit e TikTok që të...
Burimi:
javanews.al