Në radarët energjetikë të Trump/ Media greke zbulon arsyen e takimit të Ramës me ambasadore Guilfoyle

Në radarët energjetikë të Trump/ Media greke zbulon arsyen e takimit të Ramës me ambasadore Guilfoyle

Media greke kanë zbardhur detaje për vizitën e fundit në Tiranë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Athinë, duke e lidhur atë me zhvillimet në sektorin energjetik në rajon. Kimberly Guilfoyle, një figurë e afërt me presidentin Donald Trump, u pa dje në kryeministri, ku u prit me ngrohtësi nga Kryeministri Edi Rama. Por “Energymag” e ka lajmëruar këtë vizitë që disa ditë më parë, pasi në datën 8 mars është publikuar një artikull se ambasadorja do të udhëtonte në Tiranë. Sipas artikullit të publikuar në median greke, qëllimi i vizitës është mundësia e ndërtimit të një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (FSRU) në Shqipëri. Një projekt i tillë do të kishte rëndësi për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin...