“Në paradhomën e Edi Ramës është urdhri i arrestit”/ Strazimiri: Nuk e ka këtë luks, ka arritur pika e moskthimit

“Në paradhomën e Edi Ramës është urdhri i arrestit”/ Strazimiri: Nuk e ka këtë luks, ka arritur pika e moskthimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i ftuar në një studio televizive, deklaroi se situata politike në vend ka hyrë në atë që ai e quajti ‘kilometri i fundit’, duke e cilësuar krizën aktuale si një pikë pa kthim për qeverinë. I pyetur mbi deklaratat e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, se opozita ndodhet në ‘kilometrin e fundit’, Strazimiri shpjegoi se kjo fazë përfaqëson momentin më kritik të përplasjes institucionale dhe politike. Sipas tij, një qeveri që, siç u shpreh ai, ‘është e gjitha e pandehur’, nuk mund të mbijetojë në një shoqëri të përparuar. Deputeti demokrat theksoi se hetimet e SPAK-ut, sipas tij, kanë çuar të gjitha fijet te kryeministri Edi Rama dhe se tashmë ndodhemi në një përplasje të drejtpërdrejtë mes drejtësisë dhe...