“Në metrin e fundit të betejës politike”, Xhaferri paralajmëron fundin e Ramës: Vendimin do ta marrë…
I ftuar në një emision televiziv, deputeti i Partisë Demokratike Besart Xhaferri foli mbi zhvillimet e protestave të opozitës, ku u shpreh se vendi ndodhet në “metrin e fundit” të përballjes me atë që e cilësoi si një narko-regjim të instaluar nga kryeministri Edi Rama. Ai theksoi se dhuna policore ndaj protestuesve, përfshirë përdorimin e ujit me presion ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, përbën akt represiv tipik të një qeverie që, sipas tij, po tenton të shtypë zërin qytetar. Xhaferri deklaroi se, megjithëse presioni ndërkombëtar përfshirë paralajmërimet për veto nga Gjermania në procesin e integrimit në Bashkimi Evropian dhe zhvillimet rreth çështjes së Belinda Balluku përbën një sinjal të fortë politik, rrëzimi i qeverisë mbetet detyrë e vetë qytetarëve shqiptarë. Sipas tij, opozita është...
Burimi:
sot.com.al