“Në fokus problematikat e bashkive”/ Pas grupit të PS, Rama mbledh sot kryebashkiakët në Golem
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me kryebashkiakët në Golem. Në fokus të takimit i cili pritet të mbahet rreth orës 11:30 do të jenë problematikat me të cilat përballen bashkitë, por edhe sfidat që duhen çuar para. Kjo mbledhje e Ramës me të parët e bashkive vjen një ditë pas takimit me grupin e PS, ku kreu i qeverisë paralajmëroi ndryshime kushtetuese brenda këtij mandati. Një fokus në takim pritet ta marrë edhe paketa e maleve që ka lançuar Partia Socialiste. Në një takim të zhvilluar në tetor me kryebashkiakët Rama adresoi kritika shumicës se bashkive se nuk i janë përgjigjur paketës së maleve, duke mos identifikuar zonat prioritare për zhvillim.
Burimi:
javanews.al