Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Ne demokratët dhe ata që edhe në përgjime e konsiderojnë njëri-tjetrin plehra dhe kurva, që i shërbejnë vetëm parasë
Nga Gent Strazimiri Nuk është vjedhje! Vjedhje do quhej nëse, me firmën e saj, do kishte futur dorën “në xhepin” e shtetit për të marrë diçka që nuk i takon, pavarësisht se sa. Nuk është as korrupsion! Korrupsion do të ishte nëse, me firmën e saj, do të kishte përfituar nga vlera e tenderit duke favorizuar fituesin për të ndarë bashkë fitimin, pavarësisht se sa. Është pakrahasimisht më shumë se vjedhje, është pakrahasimisht më shumë se ajo që quanim dikur korrupsion. ËSHTË “BUXHETICID”!!! Është shfarosje në masë, me sistem, e çdo centi që ka hyrë në buxhetin e shtetit dhe ka dalë prej tij për punë publike a investime. Firma e saj ka patur efektin e një “arme të shfarosjes në masë” të fondeve buxhetore,...