“Në 2028 do jemi sovran, nuk do blejmë më energji!”/ Rama në Abu Dhabi: Varemi nga humori i…
Kryeministri Edi Rama deklaroi në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, se Shqipëria synon që deri në fund të vitit 2028 të arrijë sovranitet të plotë energjetik, duke mos pasur më nevojë për import të energjisë nga jashtë. “Ne jemi më fat, sepse kemi burime hidrike dhe jemi 100% me energji të ripërtëritshme. Nuk përdorim karburante fosile dhe jemi në nivelin më të lartë të renditjes. Por duke qenë se mbështetemi tek uji, varemi nga humori i Allahut, kur Allahu qesh shumë dhe nuk qan, nuk kemi shi dhe jemi të detyruar të importojmë energji”, u shpreh Rama. Rama: Jemi me fat sepse keni burime hidrike dhe jemi 100% me energji të ripërtëritshme nuk e kemi nga karburantet fosile, jemi në...
Burimi:
javanews.al