Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Katër persona të tjerë, kanë dëshmuar në gjyqin ndaj kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Dy nga këto dëshmi, janë kundështuar nga SPAK, me pretendimin se janë të kundërta me deklarata që këto persona kanë bërë gjatë fazës së hetimit, në Byron Kombetare të Hetimit. Në gjykatë dëshmoi Dod Martini, i cili tha se nuk ka biseduar me Kristian Shkrelin për çështje votash, por sipas organit të akuzës, provohet e kundërta. “Në dëshminë e parë të dhënë, Dod Martini, ka thënë se gjatë takimit me kryetarin Kristian Shkreli, për vendosjen e shtyllave elektrike u ka kërkuar mbështetje për Tom Doshin.” Edhe për dëshmitarin tjetër, Izmir Mucaku, SPAK, kundërshtoi deklaratat me...