“Ndryshimi i Kodit nuk është reformë”, Kaso: Shqipëria ka nevojë për drejtësi të lirë,jo për kryeministër të paprekshëm
Deputeti demokrat, Ivi Kaso e ka cilësuar ndryshimin e propozuar nga Partia Socialiste në Kodin e Procedurës Penale jo thjesht si një ndërhyrje teknike, por si një operacion politik. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kaso thekson se kjo nismë synon vendosjen e një mburoje ndaj kryeministrit dhe kupolës qeveritare përballë drejtësisë. Sipas demokratit, Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër të paprekshëm, pasi vendit i duhen më shumë se kurrë institucione të forta dhe drejtësi e lirë nga presioni politik. “Ndryshimi i propozuar në Kodin e Procedurës Penale nuk është ndërhyrje teknike. Është një operacion politik për t’i vendosur një mburojë Kryeministrit dhe kupolës së qeverisë përballë drejtësisë. Kur Edi Rama deklaron se pezullimi i zyrtarëve të lartë përbën “ndërhyrje në territorin kushtetues të...
Burimi:
sot.com.al