Ndryshimet në qeveri, Zili: Lëvizje e Ramës, ja grupi që po fuqizohet në PS

Ndryshimet në qeveri, Zili: Lëvizje e Ramës, ja grupi që po fuqizohet në PS

Kryeredaktori i lajmeve në Vizion Plus, Roland Zili, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, ka analizuar ndryshimet në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama, ku në sy ra largimi nga kabineti i zv/kryeministres Belinda Balluku. Zili theksoi se këto ndryshime janë një valvul shkarkimi që Rama po përdor në këtë moment për përplasjet brenda PS-së. Sipas tij, ajo që bie në sy është largimi i Spiropalit, që tregon se një tjetër grup brenda PS-së po fuqizohet. Zili tha se mbetet për t’u parë nëse lëvizjet e reja do të shërbejnë për të çuar përpara reformat. “Pse ndryshohet qeveria? Qeveria ndryshohet kur nuk ka punuar siç duhet. Në përgjigje të pyetjes se përse ndryshohet qeveria, përgjigjja është se diçka nuk shkon me...