Ndryshimet në qeveri, Rama: Rezultatet e Ballukut, rë jashtëzakonshme! Nuk largohej nëse rrethanat do ishin ndryshe

Ndryshimet në qeveri, Rama: Rezultatet e Ballukut, rë jashtëzakonshme! Nuk largohej nëse rrethanat do ishin ndryshe

Kryeministri Edi Rama ka komentuar valën e fundit të shkarkimeve në qeveri. Gjatë podcastit të tij “Flasim”, duke u ndalur veçanërisht te largimi i Belinda Balluku, nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Rama tha se në mbledhjen e zgjeruar mujore të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka folur për raportin mes politikës dhe drejtësisë, në një fazë që sipas tij ka sjellë arritje pozitive, por që ende kërkon adresim të mëtejshëm. Kreu i qeverisë krahasoi ndryshimet në kabinet me lëvizjet në një skuadër sportive, duke theksuar diferencën mes një ekipi futbolli dhe një skuadre basketbolli, për të ilustruar nevojën për riformatim dhe përshtatje të vazhdueshme. Sipas tij, ndryshimet ishin të parapara, por theksoi se në rrethana të tjera, Belinda Balluku nuk do të...