Ndryshimet në qeveri, Rama i paraqet sot propozimet Presidentit Begaj

Ndryshimet në qeveri, Rama i paraqet sot propozimet Presidentit Begaj

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 11:00 një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për t’i dorëzuar zyrtarisht propozimet për ndryshimet në qeveri. Takimi do të mbahet në Pallatin e Brigadave. Presidenti më pas ka në dispozicion 7 ditë kohë për të shqyrtuar dhe dekretuar ndryshimet e propozuara nga kreu i qeverisë. Pas dekretimit nga Presidenti, ndryshimet në kabinetin qeveritar do t’i kalojnë për miratim Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohen nga deputetët në seancë plenare. Më 26 shkurt kryeministri Edi Rama propozoi ndryshime në kabinetin qeveritar. Në postin e zv.kryeminsitres u emërua Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun. Ferit Hoxha, ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, ka zënë vendin e Elisa Spiropalit, duke u emëruar Ministër...