Ndryshimet në Qeveri/ Meta: Ramës i ka mbetur vetëm të vetëdorëzohet te drejtësia
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar zhvillimet e fundit politike, si dhe ndryshimet në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama gjatë ditës së djeshme. Duke folur në një intervistë për Syri.net, Meta theksoi se Rama ka bërë një lëvizje dëshpëruese dhe se i ka ngelur vetëm një rrugë, ajo e dorëheqjes. Sipas Metës, fakti që Rama po e mbron vazhdimisht Mirlinda Karçanajn, tregon se afera e AKSH-it është e Ramës dhe askujt tjetër. Pjesë nga intervista: Z.Meta, si i shihni ndryshimet e fundit në Qeveri të Z. Rama? Meta; Lëvizje dëshpëruese dhe të pashpresa. Qeveria Rama nuk ka më asnjë bazament politik dhe moral. Çdo premtim i bërë 13 vite më parë, sot është mashtrim i provuar dhe zhgënjim i pakthyeshëm. Edhe instalimi...
Burimi:
ntv.al