Ndryshimet në qeveri/ Lubonja: Tym për ndërkombëtarët, duhet të ikë koka e sistemit

Ndryshimet në qeveri/ Lubonja: Tym për ndërkombëtarët, duhet të ikë koka e sistemit

Analisti Fatos Lubonja komentoi shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres dhe ministres, si dhe rokadën në kabinetin qeverisës.Lubonja u shpreh se e sheh si një tymnajë që i drejtohet ndërkombëtarëve se këtu po merren masa, por edhe opinionit publik.Ai theksoi se ndryshime të tilla nuk sjellin asgjë, pasi duhet ndryshuar sistemi dhe të largohet kryeministri Rama.“Ky tym i drejtohet edhe ndërkombëtarëve që shiko se ja po merren masa në Shqipëri. U shkarkuar Balluku, edhe opinionin publik për aq sa ka veshë edhe ndoshta pastaj këtu tani hyjmë në intriga. Nuk jemi brenda tyre.Dje takova një njeri që ka biznes që i njeh mirë, më mirë një skemë, disa hallka që fillonte nga Rama e me radhë njëra ishte Balluku. Tani Balluku është bërë...