Ndryshimet në qeveri, Berisha: Kjo ishte lëvizja e fundit e Ramës për të shpëtuar veten, të japë dorëheqjen!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi përmes një videomesazhi ndaj lëvizjes së fundit të kryeministrit Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të shpëtuar veten. Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe opozitës të vazhdojnë protestat, duke theksuar se qëllimi i tyre është largimi i Ramës nga pushteti. Ai kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për krizën që po përjeton vendi. Videomesazhi i plotë: Lëvizja e fundit e Edi Ramës është një lëvizje me të cilën kërkon të shpëtojë lëkurën e tij. Por është një lëvizje, e cila fton qytetarët shqiptarë, opozitën shqiptare të vazhdojë fuqishëm protestat, pasi kryengritja paqësore e shqiptarëve synon, ka si qëllim kryesor madhor shpëtimim e Shqipërisë nga Edi Rama dhe jo-kukullat e tij. Me...
Burimi:
javanews.al