Ndryshimet në qeveri/ Balliu: Lojëra të Ramës, emërimet janë bërë në bashkëpunim me Ballukun dhe Agasin

Ndryshimet në qeveri/ Balliu: Lojëra të Ramës, emërimet janë bërë në bashkëpunim me Ballukun dhe Agasin

Deputeti i PD, Klevis Balliu, i ka cilësuar lëvizjet në qeveri nga Rama, të kryera në bashkëpunim me Ballukun dhe Agasin. Sipas tij, kjo vërtetohet nga hyrjet e reja që janë ish drejtorët e Ballukut dhe individë të përfshirë në skandalet e Agasit. “Këto janë lojëra të Ramës që zgjidhin hallet e tij dhe jo të Shqipërisë. Problemet në vendin tonë zgjidhen me dorëheqjen e Ramës dhe hapjen e rrugës për qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj të shtunën në orën 18:00 në protestë kundër narkoshtetit dhe lojërave të tyre”, tha Balliu.