Ndryshimet në polici vijojnë, kush e ka radhën? Ikën drejtori i Policisë Dibër, pezull gara për departamentet

Ndryshimet në polici vijojnë, kush e ka radhën? Ikën drejtori i Policisë Dibër, pezull gara për departamentet

Ashtu siç A2CNN ka paralajmëruar prej kohësh, ndryshimet në Policinë e Shtetit vijojnë të ndodhin hap pas hapi. Kësaj radhe, dorëheqjen e ka dhënë drejtori i Policisë së Dibrës, Artion Duka. Me urdhër të Ilir Prodës, është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Armir Gjikolaj. Edhe pse Policia e Shtetit informon se Duka është dorëhequr për arsye familjare, në të vërtetë shkaqet janë të tjera. Kujtojmë që prej kohësh Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka vendosur në test të gjithë drejtorët e policisë në çdo qark lidhur me performancën dhe rezultatet. Vlerësimi po bëhet nga drejtoria e Standarteve nën mbikëqyrjen e drejtorit të përgjithshëm. Një muaj më parë, Ilir Proda shkarkoi nga posti i drejtorit të Policisë...