Ndryshimet në Kodin Penal, Tabaku: Liria e fjalës dhe gazetarët janë në rrezik për kërcënime

Ndryshimet në Kodin Penal, Tabaku: Liria e fjalës dhe gazetarët janë në rrezik për kërcënime

Projektligj për disa ndryshime në “Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar do të diskutohet sot në Kuvend për t’u hedhur më pas në votim. Në lidhje me këtë projektligj, deputetja demokrate Jorida Tabaku në një deklaratë për media jashtë Parlamentit, deklaroi se liria e fjalës dhe gazetarët janë në rrezik për kërcënime. Sipas saj, Kodi Penal do të përdoret nga qeveria si kërcënim ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë. Ajo theksoi se PD-ja kërkoi ndryshim të nenit 119-të dhe 120-të, përkatësisht të fyerjes dhe shpifjes, por mazhoranca, sipas saj, propozoi një tjetër draft i cili të mos e prekte nenin 119-të dhe nenin 120-të ta prekte pjesërisht për përcaktimin e individëve që do të jenë jashtë veprave të Kodit Penal” “Ka sot media...