Ndryshimet në Kodin Penal/ Parkimi dysh të çon në burg! Ja detajet e reja
Në Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët janë në terren për përgatitjet e protestës të së shtunës, është diskutuar dhe miratuar një ndryshim në kodin penal. Parkimi dysh i automjeteve deri tani i ndëshkuar me gjobë kthehet në një vepër penale e dënueshme me burg. Detajet se përse ashpërsohet kodi penal i dha relatori socialist deputeti Ervin Hoxha. “Rritja e sigurisë rrugore dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve duke ndëshkuar parkimin në rresht të dytë që pengon qarkullimin e mjeteve emergjente; Parandalimi i bllokimeve totale të rrugëve dhe pengesave serioze për këmbësorët, duke mbështetur lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve; Forcimi i efektit parandalues të ligjit penal në mënyrë që qytetarët të respektojnë hapësirat...
Burimi:
sot.com.al