Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Dorëzimi në Kuvend i ndryshimeve në Kodin Penal nga mazhoranca, me argumentin e përshtatjes me Kushtetutën sa i përket çështjes së pezullimeve, ka prodhuar reagime të ndara në opinionin publik. 38.5% e të anketuarëve në Zëri i Shqiptarëve e konsiderojnë këtë një lëvizje të pamjaftueshme, duke argumentuar se përtej ndryshimeve në Kodin Penal, duhet të rishikohen edhe ligje të tjera, siç është çështja e paraburgimeve. Ndërkohë, 31.4% e votuesve e vlerësojnë si një lëvizje korrekte, duke theksuar se ndërhyrja synon të mbushë një vakum ligjor dhe të harmonizojë legjislacionin me Kushtetutën. Nga ana tjetër, 30.1% shprehen se bëhet fjalë për një lëvizje në interes të ngushtë politik të mazhorancës, duke ngritur dyshime mbi motivet reale të iniciativës. Kampioni për këtë sondazhi është 1142 banorë të...