Ndryshimet në Kodin Penal, Alaudin Malaj: Të turpshme, po hapin burgje
Ish-gjyqtari Alaudin Malaj i ka cilësuar të turpshme ndryshimet në Kodin Penal. I ftuar këtë të martë në studion e Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, Malaj tha se këto ndryshime po hapin më shumë burgje, duke e kthyer Shqipërinë në diktaturë. Malaj tha se edhe më e rëndë është e drejta që i jepet policëve, gjyqtarëve apo prokurorëve për të hetuar bizneset. Pjesë nga biseda: Malaj: Kjo, si iniciativë e mazhorancës, ka katër vite. Ishte një legjislacion prej 500 faqesh. Unë mendoj se mazhoranca duhet të tërhiqej. Borakaj: Si duken ndryshimet? Malaj: Kjo është një nga gjërat më të turpshme. Sot kemi një kryeministër që është i shqetësuar për njerëzit në burg. VBE i ka bërë thirrje që Shqipëria futet te...
Burimi:
vizionplus.tv