“Ndryshimet në Kod si bunker personal”, gazetari reagon ashpër: Rama kërkon të shpëtojë veten, ai i frikësohet..

“Ndryshimet në Kod si bunker personal”, gazetari reagon ashpër: Rama kërkon të shpëtojë veten, ai i frikësohet..

Gazetari Sami Neza, i ftuar në një emision televiziv, foli mbi ndryshimet e propozuara nga mazhoranca socialiste në Kodin Penal, ku u shpreh se këto ndryshime përbëjnë një përpjekje të qartë të kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një barrierë mbrojtëse për veten përballë hetimeve të mundshme nga SPAK. Ai theksoi se vendimi i grupit parlamentar socialist, i cili përjashton nga ndikimi procesin ndaj ish-ministres Belinda Balluku, synon në fakt të konsolidojë mburojën ligjore për kryeministrin, ndërsa argumentet e përdorura nga Rama për të justifikuar ndryshimet në ligj, përfshirë “ngurtësimin” e lidhjes së emrit të ministrit me pozicionin që mban dhe interpretimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, janë të paqëndrueshme dhe të paargumentuara. Neza shtoi se vonesa e pajustifikuar e publikimit të vendimit të Gjykatës...