Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroi se nisma ligjore e prezantuar nga kryeministri dhe kryetari i PS këtë të hënë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist nuk synon t’i japë mbrojtje personale askujt përballë ligjit, por të garantojë vijimësinë e funksionimit të institucioneve. I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Gogu theksoi se masa e ndalimit nuk ndikon në hetime, pasi prokuroria vijon punën e saj pavarësisht vendimeve. “Kjo dispozitë nuk po kërkon mbrojtje personale për askënd para ligjit. Hetimi vazhdon dhe nuk ka lidhje me masën e ndalimit,” u shpreh ai. Sipas ministrit, pezullimi i një funksioni të lartë shtetëror krijon vakum institucional dhe rrezikon të bllokojë ushtrimin e detyrave kushtetuese. “Funksionin nuk mund ta kryejë dikush tjetër kur...
Burimi:
javanews.al