Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit
Juristi Ili Gërdupi, i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1HD, ka komentuar nismën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale. Ai u shpreh se amendimet e propozuara nuk cenojnë Kushtetutën dhe janë brenda të drejtës së ligjvënësit për të rregulluar procesin. “Unë mendoj që ky amendim kalon kështu siç është. Do të kishte një kundërshtim nga opozita që do ta çonte në Gjykatën Kushtetuese për ta shpallur antikushtetues, por nuk mendoj se do të rrëzohej, sepse nuk ka asgjë antikushtetuese në vetvete,” tha Gërdupi. Ai kujtoi se ndryshimet kushtetuese të vitit 2012 hoqën imunitetin për deputetët dhe ministrat, ndërsa ato të vitit 2016 hoqën imunitetin për gjyqtarët, duke i hapur rrugë hetimeve pa lejen e...
Burimi:
javanews.al