Ndryshime në qeveri për shkak të skandaleve? Rama lë në ankth socialistët, mbledh nesër grupin parlamentar të PS

Ndryshime në qeveri për shkak të skandaleve? Rama lë në ankth socialistët, mbledh nesër grupin parlamentar të PS

Kryeministri Edi Rama ka tronditur radhët e socialistëve, duke lënë shumë prej tyre në ankth të plotë. Mësohet se nesër, më 16 janar, në orën 10:00, Rama do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku pritet të jenë të gjithë ministrat. Lajmet nga brenda kabinetit flasin për mundësinë që kryeministri të japë sinjale për ndryshime të mundshme në qeveri. Një atmosferë tensioni mbizotëron, sidomos pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), të cilat kanë vënë në shënjestër zyrtarë të lartë. Në qendër të hetimeve është zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK për shkelje në tenderë dhe projekte infrastrukturore me vlera të mëdha. Por, ajo nuk është e vetmja; edhe drejtoresha e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, është nën hetim...