Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Gjatë seancës që do të mbahet ditën e nesërme do të ketë ndryshime të anëtarëve të disa komisioneve. Burime për gazetaren e A2CNN Fjorela Beleshi, bëjnë me dije se ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali do të emërohet në Komisionin e Sigurisë. Pirro Vëngu pritet të emërohet te Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Kujtojmë që Elisa Spiropali u shkarkua si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj u emërua Ferit Hoxha. Po ashtu Pirro Vëngu u shkarkua si Ministër i Mbrojtjes dhe vendin e tij e zuri Ermal Nufi.